Në klipin e shfaqur përpara performancës së saj në “Dance Albania” në Tv Klan, Orgesa Zaimi ‘ankohet’ pak për partnerin e saj, Frankon, i cili është shumë kërkues. Megjithatë, Ermal Mamaqi nuk e ‘beson’ aspak këngëtaren, por i ‘del në krah’ balerinit.

Ermal Mamaqi: Më pëlqeu shumë. Vetëm një pyetje kam për Frankon, e kam edhe mik të vjetër Frankon. Franko, na e thuaj me sinqeritet, edhe sa do e durosh Orgesën?

Franko: Pyetja e tretë kam përshtypjen që duhet të jetë, edhe sa Orgesa duhet të më durojë mua?

Orgesa Zaimi: Është modest.

Ermal Mamaqi: Përveç jetës së Frankos që po shkatërrohet mua më pëlqeu shumë dhe nëse vazhdon me këtë ritëm besoj që do sfidojë balerinët profesionistë.

Alketa Vejsiu: Klaudia, diçka për të shtuar?

Klaudia Pepa: Po, kam një pyetje për Frankon. Franko, je ti shumë kërkues apo është Orgesa shumë ambicioze?

Franko: Kam pështypjen që mund të jenë të dyja si gjëra, megjithëse pjesa ime, sigurisht me Enadën në krah është tek nxitja që duam t’i bëjmë Orgesës edhe pse në pjesën më të madhe të gjërave e merr pak me stepje dhe me frikë, por besoj që do ia dalë siç e hoqi edhe frikën sot me gjërat që bëri.

Pas lëvdatave nga partneri dhe juria, Orgesa tregon edhe përshtypjet që ka marrë nga nata e parë e spektaklit.

Alketa Vejsiu: Ke marrë kënaqësi nga java e parë? Çfarë të kanë thënë?

Orgesa Zaimi: Jashtëzakonisht shumë. Falenderoj të gjithë ata që më kanë ndjekur. Kanë arritur deri aty sa më kanë thënë që kërcej më mirë se sa këndoj./tvklan.al