
Orhan Pamuk rrezikon 3 vite burg
Nobelisti akuzohet për “fyerje ndaj Turqisë” në romanin “Netët e Murtajës”
Laureati i çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk, po hetohet nga shteti turk për “fyerje” të themeluesit të Turqisë moderne dhe tallje me flamurin turk në romanin e tij të ri “Netët e Murtajës”.
Pamuk, e botoi librin në Turqi në Mars. Ankesa e parë kundër librit – e vendosur në një ishull imagjinar osman gjatë një shpërthimi të murtajës në fillim të viteve 1900 – erdhi në Prill, kur një avokat akuzoi Pamuk për nxitje të “urrejtjes dhe armiqësisë” duke fyer Mustafa Kemal Ataturkun dhe duke u tallur me flamurin e Turqisë në vepër.
Një gjykatë e Stambollit vendosi të mos e çojë kërkesën përpara për shkak të mungesës së provave, por avokati që ngriti çështjen, Tarcan Uluk, apeloi vendimin dhe hetimi tani është rihapur. Pamuk i cili ka mohuar akuzat është shprehur se “Në Netët e Murtajës, për të cilat punoi për pesë vjet, nuk ka asnjë mungesë respekti për themeluesit heroikë të shteteve kombëtare të themeluara nga hiri i perandorive apo për Ataturkun. Përkundrazi, romani është shkruar me respekt dhe admirim për këta liderë liridashës dhe heroikë”.
Nëse shpallet fajtor, Pamuk do të përballet me tre vjet burg.
Klan News