Në emisionin “Jo Vetëm Modë”, ka qenë e ftuar moderatorja e njohur Mira Çausholli dhe vajza e saj Luna, ku intervistën e kanë zhvilluar në shtëpinë e moderators Çausholli në Gjirin e Lalzit.  Lunën e shohim përkrahë të ëmës së saj, madje edhe në këndin e kuzhinës. Të shumta janë videot që moderatorja Mira Çausholli publikon në Instagram teka gatuan me Lunën.

Luna ka folur edhe për pasionin e saj që ka në muzikë, e cila shprehet se e ka nisur që në moshën 14-vjeçare me kitarë. Ajo gjithashtu ka treguar se do marrë pjesë në Festivalin e Këngës në Dhjetor dhe për këtë gjë është tepër e lumtur.

Në fund të emisionit Luna dhe moderatorja Orinda Huta kanë kënduar live këngën “Të dua” duke dhuruar kështu shumë emocione. Për më shumë ndiqni videon.  /tvklan.al