“Lumturia jote është e imja”

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë padyshim një nga çiftet më të dashur të showbizit shqiptar. Kjo ditëlindje për Turin është padyshim një nga më të pazakontat për shkak të situatës së krijuar nga virusi.

Por në këtë ditë të veçantë për të, Orinda ka ditur si ta surprizojë.  Ajo përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka uruar me fjalë zemre bashkëshortin e saj.

Lumturia jote është e imja. Gëzuar ditëlindjen burri i jetës time. Të dua! Sa? …..pafund ( vazhdon por po e le me kaq..)”, shkruan moderatorja bashkëngjitur fotove nga dasma e tyre./tvklan.al