Një javë me ty, një javë mrekulli

Çifti i njohur Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë prindër të një vajze një javë më parë.

Sot moderatorja e njohur ka ndarë disa foto të shkrepura gjatë javës së parë të Atarës në shtëpinë e tyre.

“Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt.

Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës.

Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. Atara jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14 vjeçare,” shkruan Orinda Huta në postimin e publikuar në Instagram. /tvklan.al