Oriola Marashi i bën surprizën e bukur nga Turqia, Alban Ramosaj reagon çuditshëm




Oriola Marashi i bën surprizën e bukur nga Turqia, Alban Ramosaj reagon çuditshëm

14:51 20/06/2021

Pjesë e rubrikës “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare është bërë këngëtari i njohur Alban Ramosaj dhe mamaja e tij Antigona Ramosaj. Ata kanë folur gjatë për jetën e tyre private dhe profesionale, por gjatë intervistës nuk kanë munguar as surpriza të bukura për Albanin.

Përmes një videomesazhi, modelja e njohur Oriola Marashi e cila është edhe mikesha e tij e ngushtë, ka shprehur vlerësimin dhe respektin e madh që ka ndaj Albanit. Moderatori Ardit Gjebrea tregon se Oriola këtë videomesazh ia ka nisur nga Truqia, ndërsa Albani emocionohet shumë dhe nuk i dalin fjalët.

Oriola Marashi: Përshëndetje Ardit, përshëndetje të gjithëve. Faleminderit që ma zbukuruat ditën me këtë videomesazh për Albanin. Albani është një djalë i cili përtej vlerave artistike, ka vlera njerëzore. Është një djalë i cili me të gjithë dimensionin e tij ka dhënë dashuri, miqësi dhe e kupton jetën e tij në thelb të saj. Të përshëndes dhe faleminderit që na ke bërë krenar, mua, mamit tënd Antigonën, motrën tënde Beatrix.

Antigona Ramosaj: Oriola është që nuk di ta ndaj nga Beatrix, prej Agnesës dhe Anxhelinës, domethënë është në familjen tonë brenda, janë rritur bashkë.

Alban Ramosaj: Oriola është një përzgjatim i imi. Sa herë jam me të, ndihem sikur jam vetëm në kuptimin e mirë të fjalës. /tvklan.al





Të ngjashme