Komiteti i Etikës Mjekësore ka nisur punën. Ministri i Shëndetësisë Solis ka emëruar stafin përbërës të këtij Komiteti si dhe shefin e tij. Orion Gliozheni do të jetë kryetari i përkohshëm i Komitetit derisa ky organ të miratojë dhe statusin e tij.

Komiteti i Etikës Mjekësore është një organ konsultativ pranë ministrit në përbërje të të cilit janë mjekë, punonjës socialë dhe psikologë. Ky Komitet do të operojë në fusha të ndryshme mjekësore si transplantime, kërkimet shkencore dhe gjenetike si dhe mbrojtja e fetusit human.

Ky Komitet përbëhet nga 13 persona të cilët do të sygjerojnë dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme mjekësore. Gjithashtu specialistët e Etikës Mjekësore do të vendosin nëse do të përdoren ose jo medikamentet e ndryshme mjekësore që vijnë për herë të parë në Shqipëri./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj