Përbërësit:

300 gr oriz i zi

200 gr pana

100 gr kos

10 gr curry

5 gr tumerik

2 fileto pule

1 patate

1 domate

1 karotë

1 spec

1 degë selino

1 spec djegës

1 kungull

Pancetë

Majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim në një tas uji orizin e zier që të zbutet. Vendosim një tenxhere me ujë në sobë, dhe pasi të vlojë uji shtojmë orizin që të ziejë. Presim në copëza të vogla kungullin, specin, qepën, specin djegës, patatet, domatet, karrotën.

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht trumzën bashkë me qepën, shtojmë patatet, hudhër, spec djegës, fileton e pulës të prerë në kubikë, pancetën, panën, tumerik, kerri dhe i lëmë të ziejnë bashkë. Pasi të ziejnë për pak shtojmë domatet dhe kosin.

Në një tjetër tigan skuqim me pak vaj ulliri kungullin, specin, shtojmë orizin e zier. Presim në feta shumë të holla selinon dhe karrotën dhe i marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri.

Vendosim në pjatë fillimisht orizin e zi me perime, mbi të perimet me pana dhe kos. Në fund, sallatën me karrota dhe selino./tvklan.al