Në skenë do të ngjitet edhe dirigjenti Zubin Mehta

Orkestra Filarmonike e Beogradit do të vijë në Tiranë për 100-vjetorin e krijimit, bashkë me dirigjentin e mirënjohur botëror Zubin Mehta.

Prezenca e tij e kthen atë në një ngjarje të rëndësishme kulturore, pasi jo vetëm që vjen për herë të parë në Tiranë por ngjitja e tij në skenë në vitet e fundit është bërë gjithmonë e më e rrallë. Repertori i zgjedhur për të luajtur është ky:

Ky koncert, po mbahet në një moment kur situata në Kosovë- Serbi është e trazuar. Por për artistët, arti qëllim kryesor ka bashkimin e kulturave.

Ky koncert është në nismën e Ballkanit të Hapur, i cili pas Tiranës, skenën e radhës do të ketë Shkupin. 

Dirigjenti me origjinë indiane, Zubin Mehta, është bërë i njohur për mjeshtërinë e tij që në moshë të re, duke drejtuar Filarmoninë Mbretërore të Liverpulit, koncertin filarmonik të Vjenës e shumë të tjerë.

Tv Klan