Një ortek ka “varrosur” të gjallë disa skiatorë në një resort të famshëm skish në Zvicër këtë të martë.

Lajmi është konfirmuar nga policia lokale, sipas të cilës orteku ka zënë poshtë skiatorët në Crans-Montana rreth orës 14:15 me orën lokale. Sipas raportimeve në median sociale të cituara nga “BBC”, 12 skiatorë janë zënë poshtë nga orteku.

Në vendngjarje kanë mbërritur rreth 100 forca kërkim-shpëtimi të mbështetura nga qen të specializuar dhe helikopterë. Sipas “Reuters”, koha e mirë e ditëve të fundit mund të ketë sjellë shkrirjen e pjesshme të dëborës. /tvklan.al