Reshjet e dendura të borës kanë sjellë edhe problemet e para në qarkun e Korçës. Rruga që lidh fshatin turistik të Dardhës me Boboshticën është bllokuar për disa orë pas rënies së një orteku të madh bore.

Ndërkohë me përmirësimin e motit situata në vend është normalizuar, ndërsa të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Ndërkohë pas 20 orëve bllokim nga moti i keq, pala greke ka lejuar kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në piken kufitare të Kapshticës.

Edhe verilindja e vendit është përfshirë prej 2 ditësh nga reshjet e dëborës, me një trashësi që ka arritur rreth 8 cm. Deri tani nuk raportohen probleme dhe të gjitha akset kryesore nacionale janë të hapura, pasi me përmirësimin e motit është normalizuar edhe situata e qarkullimit në të gjithë akset problematike.

Tv Klan