Prezenca e OSBE-së në vendin tonë mirëpret përpjekjet ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, që kanë paraqitur në Kuvend një amendament që garanton që në çdo 3 kandidatë në listën e mbyllur, një të jetë nga gjinia më pak të përfaqësuar.

Përmes një njoftimi për mediat OSBE thotë se çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.

Por ajo thotë se shpreson që edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor që po diskutohen në Kuvend të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament.

Tv Klan