Cakaj: Të hapur për reformën zgjedhore, jo për pazare

Sekretari i përgjithshëm i OSBE Thomas Greminger thotë se kriza politike mund të zgjidhet vetëm nga aktorët vendas dhe përmes pjesëmarrjes në institucionet kushtetuese.

“Po ndjekim afër situatën politike dhe shpresojmë të kalojë shpejt dhe zgjidhja të vijë nga brenda. Inkurajojmë dialogun për zgjidhjen e problemeve ne vend. Pjesëmarrja në institucionet demokratike është rruga e vetme. Dialogu në respekt të plotë të kushtetutës dhe institucioneve kushtetuese. OSBE mbështetje të plotë.”

Në krah të tij ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj përsërit qëndrimin e kryeministrit se janë të hapur për dialog për reformën zgjedhore, por jo për pazare politike.

Nuk ka asnjë pikëpyetje për besueshmërinë e Shqipërisë. Të vetmet institucione janë ato kushtetuese. Dialogu në respekt të institucioneve kushtetuese. Gati për dialog me opozitën jashtë parlamentit për reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE. Por kjo nuk nënkupton kompromis as me kalendarët kushtetuese dhe institucioneve.”

I pyetur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, sekretari Thomas Greminger flet dhe për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe legjitimitetit të zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Legjitimiteti zgjedhjeve qartësisht është çështje e institucioneve shqiptare për të vendosur, jo nga komuniteti ndërkombëtar. Kam dëgjuar se ekziston një mosfunksionim i përkohshëm i gjykatës kushtetuese si pasojë e vettingut, çka është për të ardhur keq, por presim që gjyqtarë të rinj shpejt në zënë vendet dhe është në dorën e institucioneve të gjykojnë.”

Greminger është në Tiranë për të diskutuar për marrjen e kryesisë së OSBE vitin e ardhshëm nga vendi ynë. Dhe ministri Cakaj e ka siguruar se qeveria shqiptare është duke punuar për përmbushjen të aspekteve që kërkon një kryesim i denjë, ato politike, financiare dhe burimeve njerëzore.

Tv Klan