Misioni i vëzhguesve ndërkombëtare publikon raportin final

Në raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit, misioni i OSBE/ODIHR-it e vlerësoi procesin ne përmbushje të detyrimeve dhe standardeve demokratike.

“Misioni i ODHIR e vlerësoi procesin zgjedhor në përmbushje me angazhimet e marra ndaj OSBE-së, me detyrimet ndërkombëtare dhe standardet të zgjedhjeve demokratike dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Sipas raportit përfundimtar procesi i votimit konsiderohet i qetë, ndërsa vlerësohet votimi elektronik pavarësisht kohës së shkurtër që pati në dispozicion KQZ për ta adoptuar.

“Në shumicën e qendrave të votimit që u vizituan, procesi i votimit ishte në përgjithësi i qetë. Pjesëmarrja e votimit sipas KQZ ishte 46.3%”.

Një nga problematikat më të rënda të zgjedhjeve, sipas raportit të OSBE-ODHIR ishte edhe ngritja e grupeve të mbrojtjes së votës, që u shoqërua edhe me vrasjen në Elbasan.

“Ashtu si në zgjedhjet e kaluara, akuzat për blerjen e votës ishin prezente përgjatë dhe pas fushatës dhe në disa raste pati edhe hetime. Deklaratat për blerjen e votës nuk u limituan vetëm tek një parti. Partia Demokratike, zbatoi metoda të potencialisht të paligjshme për mbrojtjen e votës, duke i justifikuar ato edhe publikisht. Shefat e policisë thanë për vëzhguesit e OSBE se askush nuk ka të drejte të ngrejë struktura paralele me policinë”.

Raporti përmend edhe rastet e hetimeve në SPAK për blerjen e votës, ndërsa i bën thirrje drejtesisë të hetojë. Si shqetësim përmendet edhe përdorimi i administratës publike gjatë fushatës, në veçanti gjate procesit të vaksinimit.

Tv Klan