Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar mbrëmjen e kësaj të shtune pas dhunës së shfaqur në protestën e opozitës së bashkuar, ku protestuesit u përplasën me forcat e policisë dhe hodhën bomba molotov drejt godinës së Kryeministrisë dhe Parlamentit.

OSBE thotë se  organizatorët e protestës duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të disa protestuesve.

Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre.

Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë

”, shkroi OSBE në reagimin e saj në rrjetet sociale.

Në një tjetër reagim pak minuta më vonë, OSBE tha se as reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon situatën.

“Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon.

/tvklan.al