OSBE i kërkon palëve politike të ulen në dialog pa kushte për zgjidhjen e krizës. Përmes një deklarate për shtyp, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli  shpreh shqetësimin se vendi rrezikon të zhytet në një krizë të thellë.

George Tsereteli, President i Asamblesë Parlamentare të OSBE: Pavarësisht nga rekomandimet e mëparshme nga OSBE, ne jemi dëshmitarë të rritjes së turbullirave politike në Shqipëri, me zhvillimet e fundit që kërcënojnë të kthehen në një krizë kushtetuese. Palët politike në Shqipëri të angazhohen në dialog gjithëpërfshirës pa kushte dhe të ulen në tryezë në mirëbesim. Dialogu synon që të shmangë përshkallëzimin e krizës duke përfshirë gjithashtu shqetësimet legjitime të popullit.

Teksa Shqipëria është në pritje të një vendimi nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave, Tsereteli kërkon nga palët politike veprojnë sipas ligjeve dhe interes të vendit.

George Tsereteli, President i Asamblesë Parlamentare të OSBE: Kuadri ligjor shqiptar duhet të mbështetet dhe respektohet nga udhëheqësit politikë. Ndërsa Shqipëria përgatitet të bashkohet me OSBE në vitin 2020 dhe është në pritje të një vendimi nga Këshilli Evropian, për hapjen e negociatave me BE, është e domosdoshme që të gjithë palët të respektojnë përgjegjësitë e tyre, të cilat janë tepër të rëndësishme për qëllimet strategjike të Shqipërisë, që ndahen nga pjesa më e madhe e shoqërisë Shqiptare.

Kreu i asamblesë parlamentare të OSBE mbyll deklaratën e tij duke u shprehur se do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri.

Tv Klan