Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Zyra e OSBE-së në Tiranë, ka publikuar rezultatet e tryezës së parë me 11 partitë politike shqiptare. Pjesëmarrësit kanë rënë dakord për krijimin e një Komisioni Qendror Zgjedhor, më profesional e tërësisht funksional. Iniciativën për ndryshimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, OSBE ia ka besuar partive politike shqiptare.

Në tryezën e OSBE-së është rënë dakord për realizimin e listave të votuesve, tërësisht të besueshme, në bazë të një projekti të ri të hartuar nga organizmat ndërkombëtar. Kodi elektoral do të pësojë të tjera ndryshime në lidhje me procedurën e ankesave për zgjedhjet. Pjesëmarrësit kanë diskutuar edhe për rindarjen e kufijve të zonave zgjedhore dhe zgjidhjen e ankesave të disa partive për manipulime në zgjedhjet e fundit lokale./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame