Për herë të parë pas 30 vitesh diçka do të ndryshojë nga tradita e çmimeve Oscar. Këtë vit ceremonia do të zhvillohet pa një prezantues. Teksa ky lajm përflitej prej kohësh, ka qenë kreu i ABC Entertainment, Keri Bwrk Burke që njoftoi se vëmendja do të jetë pikërisht tek disa personazhe të famshëm që do prezantojnë dhe do i japin trofetë fituesve.

Kaosi u krijua menjëherë pas tërheqjes së Kevin Hart, i cili hoqi dorë nga roli që iu dha për shkak të disa postimeve homofobike në mediat sociale.

Duke kërkuar falje, Hart tha se nuk donte të ishtë një shqetësim për Akademinë e Filmit dhe se ishte i keqardhur që lëndoi njerëzit me komentet e tij.

Rasti i fundit kur çmimet Oscar nuk kanë patur një prezantues ishte në vitin 1989, ndërsa mbetet për t’u parë nëse gjithçka do të shkojë mirë në këtë edicion të 91. Ceremonia e shumëpritur do të mbahet më 24 Shkurt në Los Angeles.

Tv Klan