Një grup gatishmërie është ngritur nga kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike, për të menaxhuar situatën e furnizimit me energji. Në fokus sipas OSHEE-së janë Qarku i Fierit dhe Vlorës. Këtë mëngjes OSHEE bën të ditur se janë në punë të gjithë hidrovorët, ndërsa shfaqen disa probleme në zonat rurale.

Ne gatishmëri janë 600 punonjës sipas OSHEE-së, me objektiv kryesor furnizimin me energji të hidrovorëve, ujësjellësve të qyteteve dhe fshatrave./abcnews.al