Dy kompanitë shtetërore të sektorit energjetik KESH dhe OSHEE kanë rënë dakord për të zgjidhur borxhet që kanë mes tyre. OSHEE do të paguajë sipas një skeduli të arritur në marrëveshje, 86 milionë dollarë detyrime të mbartura mes viteve 2010-2013 ndaj korporatës elektroenergjitike, kohë kur ky sektor përjetoi një krizë për shkak të problemeve me CEZ Shpërndarje.

Shlyerja e detyrimeve ishte vendosur si kusht nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që të miratonte kredinë 218 milionë euro ndaj KESH-it, shumë e cila do t’i shërbejë kompanisë të ristrukturojë kreditë afatshkurtra dhe overdraftet që ka në banka.

Ministri Damian Gjiknuri njoftoi miratimin e kredisë nga BERZH pas një negocimi të vështirë dhe plotësimit të të gjitha kushteve nga ana e kompanive publike të sektorit të energjisë.

Tv Klan