Energjia elektrike do të stakohet ditën e nesërme (17 Qershor) në disa zona të Tiranës.

Sipas njoftimit të OSHEE, do të ketë shkëputje të energjisë në intervalin kohor 09:00 – 15:00.

Pa energji do të jetë zona pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantja” dhe rruga “Kole Popa”.

Shkak i mungesës së energjisë do të jetë rikonstruksioni i kabinave. /tvklan.al