Si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore e ngrica në zonat malore, në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur probleme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët. Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive.

 

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, OSHEE thotë se aktualisht, rajonet më të prekura nga defektet vazhdojnë të jenë ai i Kukësit, i Burrelit , i Durrësit, i Shkodrës për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta. Nga grupet e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e difekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin.

 

Sipas OSHEE, në tensionin e mesëm janë 17 fidra të stakuar për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq, pjesa dërrmuese e tyre në zona të thella malore. 

 

Zonat që janë pa energji aktualisht: 

 

Rajoni Tiranë: Qesarakë, pjesërisht, Sauk, pjesërisht, zona pranë ish – Komb Misto Mame, Zallë Bastar, pjesërisht, Tufinë dhe Paskuqan, po pjesërisht.  

 

Rajoni Durrës: Pjesa Perëndimore Spitallë, pjesërisht Golem/Kavajë.

 

Rajoni Elbasan: Lunik, pjesërisht; Kodovjat, pjesërisht, Labinot, pjesërisht. 

 

Rajoni Berat: Pjesërisht Potom/Skrapar; Pjesërisht Roshnik/Berat.

 

Rajoni Fier: Pjesërisht Dukas, Pjesërisht Pojan.

 

Rajoni Korçë: Pjesërisht Bucimas/Pogradec (vetëm 3 kabina);  pjesërisht Velçan/Korçë.

 

Rajoni Gjirokastër: Pjesërisht Zagori.

 

Rajoni Shkodër: Shëngjin, Qelëz, Kelmend.

 

Rajoni Kukës: Pjesërisht Cernaleve, Zaje, pjesërisht Domaj, Lekbibaj, Kam, Helshan, Dobrune, Ppjesërisht Cahan, Surroj. 

 

Rajoni Burrel: Zajse, Fushë Gjormë, pjesërisht Bardhaj, pjesërisht Fan, Shupemzë, Lagja 6 në Laç.

 

OSHEE thotë se

“aktualisht

energjia është kthyer në një pjesë të madhe të rajoneve dhe abonentëve. Duke u krahasuar me pikun e mungesës së energjisë, e cila ishte e lidhur me pikun e kohës së keqe në dt 06.01.2016, theksojm

ë se është rithyer energjia tashmë në gati 82% fiderave të abonentëve”. 

/tvklan.al