E ardhmja e dyshes së sulmit te Napoli, Osimhen-Kvara, është qartësuar, me të kaltrit që janë shumë afër arritjes së akordit për të shitur nigerianin. Sipas gazetës Il Mattino, marrëveshja me PSG-në për 120 milionë euro tashmë është vetëm një hap larg.

Marrëdhëniet e mira mes presidentit të të kaltërve Aurelio de Laurentis dhe Al-Khelaifi do të bëjnë që të mos jetë e vështirë gjetja e një akordi për klauzolën me vlerë 120 milionë dollarë. Osimhen do të përfitojë rreth 13 milionë euro në sezon për 4 vite dhe do të menaxhojë vetë të drejtat e imazhit.

25-vjeçari udhëtoi në Paris së fundmi, për të diskutuar në detaje kontratën e tij. Largimi i nigerianit do të bënte fakt të kryer rinovimin e kontratës me gjeorgjianin. Kvarës i është propozuar qëndrimi deri në 2028, ndërsa pritet që zyrtarizimi të shpallet në muajin maj. Te Napoli synojnë që të fusin një klauzolë shitjeje me vlerë 150 mln dollarë. Barcelona ka qenë e interesuar për shërbimet e gjeorgjianit, por aktualisht klubi katalanas nuk i ka mundësitë ekonomike që ta blejë atë.

Klan News