Brenda pak orësh te Napoli ka plasur çështja Osimhen. Një video ironike e publikuar nga klubi në TikTok dhe më pas e hequr, ndezi zemërimin e agjentit të nigerianit, Roberto Calenda. Ai tha se ka të drejtën që të ndërmarrë veprime ligjore kundër klubit pasi videoja me përmbajtje tallëse i ka shkaktuar “dëm shumë serioz lojtarit”.

Kalenda shkroi në platformën X se “ajo që ndodhi në profilin zyrtar të Napolit në platformën TikTok nuk është e pranueshme”. Golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar me 26 gola u vu në lojë për penalltinë e humbur në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Bolonjës.

Nigeriani ka hequr pothuajse të gjitha fotot me fanellën e Napolit nga Instagrami i tij dhe ndaloi së ndjekuri profilin e klubit. Futbollisti po kalon një moment të vështirë ndërsa debate ka pasur edhe me trajnerin Rudi Garcia pas zëvendësimit në sfidën e fundit.

Kontrata e Osimhen përfundon në verën e 2025, ndërsa ai po negocionte me “të kaltrit” për të rinovuar. Por ngjarja e fundit e ka tensionuar situatën e në merkaton e radhës në janar mund të ketë një largim të futbollistit, nëse nuk ka paqe mes palëve. Përveç kësaj, gjendja në klub është e trazuar pas akuzave për falsifikim të bilanceve që kanë të bëjnë me transfertën e futbollistit.

Klan News