Nasa lëshoi në hapësirë sondën Osiris – Rex, e cila do të udhëtojë drejt asteroidit Bennu.

Agjencia hapësinore amerikane ka çelur kështu misionin për marrjen e një mostre shkëmbore nga një asteroid 500 metra i gjerë.

Shkencëtarët shpresojnë se nga materiali do të zbulojnë detaje rreth formimit të planeteve dhe do të thellojnë njohuritë se si objektet potencialisht të rrezikshme në hapësirë, lëvizin në sistemin diellor.

Sonda Osiris – Rex do të qëndrojë për 7 vite në hapësirë. 2 vjet e gjysmë do t’i kalojë duke mbledhur të dhëna në asteroidin Bennu.

Shkencetarët besojnë se trupi qiellor ka të ruajtuara materiale primitive, rreth 4.5 miliardë vite të vjetra dhe pjesë e të cilëve mund të jenë edhe molekulat organike, që mendohen si nismëtaret e jetës në tokë.

Një nga detyrat e tij është të masë me saktësi atë që “efekti Yarkovsky”, nëpërmjet të cilit parashikohet trajektorja lëvizëse e një asteroidi përgjatë sistemin diellor, si dhe të masë probabilitetin e rrezikut të përplasjes me tokën.

Misione të ngjashme konsiderohen si e ardhmja e eksplorimit të hapësirës.

Tv Klan