Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Store, i ka cilësuar si pozitive dhe konstruktive bisedimet e zhvilluara pasditen e sotme në Oslo mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe të dërguarit të SHBA-ve, Steve Witkoff.
Pas takimit, Store deklaroi se janë shënuar hapa pozitivë dhe se ekziston një bazë mbi të cilën mund të vijojnë përpjekjet për të arritur përparim në negociata.
Kryeministri norvegjez njoftoi gjithashtu se Witkoff do të udhëtojë nesër drejt Shën Petersburgut, në Rusi, ku do të takohet me përfaqësues të udhëheqjes ruse. Gjatë takimit, ai pritet të përcjellë rezultatet e bisedimeve të zhvilluara në Oslo dhe të shqyrtojë mundësinë e krijimit të kushteve për një takim të drejtpërdrejtë mes liderëve.
Store theksoi se çdo vendim që lidhet me të ardhmen e Ukrainës duhet të merret me pjesëmarrjen e vetë Kievit.
“E kemi bërë gjithmonë të qartë se asgjë për Ukrainën nuk do të vendoset pa Ukrainën”, deklaroi kryeministri norvegjez.
/tvklan.al












Botërori 2026 
