Ushtruesja e detyrës së presidentës Vjosa Osmani, pret që me zgjedhjen e Joe Biden në postin e presidentit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i përmirësojnë raportet.

Osmani në një intervistë për Financial Times tha se nën Administratën Trump u vu në dyshim përkrahje prej shumë dekadash nga SHBA-të.

Ajo tha se Biden i njeh mirë vuajtjet e Kosovës.

“Të gjithë e dinë se presidenti i zgjedhur Biden nuk është mik i zakonshëm i Kosovës. Ai i di vuajtjet tona shumë mirë”.

“Bideni e di të vërtetën për rastin e Kosovës dhe se Serbia kishte kryer krime lufte e krime kundër njerëzimit në territorin e Kosovës”.

Si senator Joe Bideni ishte zë i fuqishëm i intervenimit amerikan në luftën në Kosovë.

Në këtë intervistë, Osmani tha se marrëveshjet e shtatorit, të arritura në Washington, me Serbinë, nuk duhet të nisin të implementohen pa u parë qëndrimet e administratës së re në ato pika./KK