Hoti: Do analizojmë përbërjen e misioneve diplomatike

Ka zgjuar reagime të shumta në Kosovë lajmi për emërimin e Flakron Shalës, djali i deputetit Haxhi Shala si konsull i Kosovës në Pragë të Çekisë. Ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani menjëherë ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook ku ka paralajmëruar se do ta shfuqizoj këtë vendim.

Emërimi i Konsullit të përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-presidenti Thaçi  dhe jo nga unë. Përkundër kërkesës sime deri më tash asnjë dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim nga ana e qeverisë sa I përket shërbimit diplomatik.

Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi I Konsullit të përgjithshëm aty , janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike dhe konsullore të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen konsullata në të njëjtin qytet ku kemi edhe ambasadë. Është praktikë e mbrapshtë të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen” ka shkruar Osmani në Facebook.

Për këtë çështje me ushtruesen e detyrës së presidente ka diskutuar në telefon kryeministri Avdullah Hoti.

E njoftova znj. Osmani do të përmbyll së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Kosovës si dhe që përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin” ka shkruar Hoti.

Haxhi Shala kishte paralajmëruar se do të votonte kundër emërimit të qeverisë Hoti por pas një vizite që atij I kishin bërë në shtëpinë e tij ish presidenti Hashim Thaçi bashkë me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj ai kishte ndryshuar qëndrim, votë të cilën po e ndërlidhin me emërimin e djalit të tij konsull në Pragë. Me ministrinë e Jashtme të Kosovës udhëheq AAK-ja.

Tv Klan