Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni shtetërore të zhvilluar sot i ka dorëzuar Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kossnett, për Beau Biden, djalin e Presidentit të ShBA-së, Joe Biden.

Osmani gjatë fjalës së saj ne ceremoni tha se familja Biden i ka dhënë dritë Kosovës dhe shtoi se angazhimi i Joe Biden për ta bërë vendin e tij dhe botën më të mirë është i pakapërcyeshëm.

Nga ana tjetër Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në video-mesazhin dërguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tha se familja Biden ndjehet mirënjohëse për të gjithë njerëzit e Kosovës me të cilët Beau ra në dashuri me ta.

Beau ka besuar aq thellë në pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Si avokat në kuadër të Departamentin Amerikan të Drejtësisë ai ishte vullnetar që të shkoj Kosovë dhe ta jap kontributin për pavarësinë dhe demokracinë tuaj por mbi të gjitha sundimin e ligjit”, është kjo deklarata e Biden.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, teksa tërhoqi medaljen tha se është i nderuar që do të pranojë këtë vlerësim për Beau Biden./tvklan.al