Kurti refuzon komentet për Presidenten

Mosmarrëveshjet për situatën në veri të Kosovës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për Presidenten Vjosa Osmani duhet të tejkalohen.

“Nuk mendoj se mosmarrëveshjet mund të anashkalohen duke sulmuar njëri-tjetrin në media, por nëse ulemi dhe flasim.”

Qëndrimet e lëshuara nga Presidentja nga Berlini janë refuzuar të komentohen nga Kryeministri Albin Kurti. Kurti tha se është i angazhuar në dialog, por tha se po mungon zbatimi i sekuencimit të plotë e pa kushte e pa vonesa i marrëveshjes bazike dhe aneksit të zbatimit.

 “Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po shkon në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesë pikësh, mirëpo tash kemi një kërkesë që takimi të jetë në javën e ardhshme. Një herë u tha data 22, pastaj data 23, pastaj data sërish 22. Do ta diskutoj me ekipin tim dhe me siguri që do t’i japim një përgjigje javën e ardhshëm”.

Pas tensioneve të fundit të krijuar me rrëmbimin e tre policëve, ndërkombëtarët kanë kërkuar çtensionimin e situatës. Përfaqësuesi i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka organizuar një takim urgjent në Bruksel për javën e ardhshme.

Tv Klan