Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisonit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ndodhet në Prishtinë, ka kërkuar vendin e statusit kandiudat për Kosovën në Bashkimin Europian.

Vitin e kaluar Bashkimi Evropian mori vendime të rëndësishme duke i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës, Moldavia dhe Bosnje e Hercegovina, këto ishin vendim strategjike të cilat rikonfirmuan përkushtimin e BE ndaj vendeve që kërkojnë anëtarësim dhe i kundërpërgjigjen sifidimit ndaj regjimeve autoritare siç është i Putinit. Është e rëndësishme në mbledhjen e Dhjetorit të Këshillit të BE-së, BE-ka të avancojë edhe statusin kandidat  për Kosovën gjithnjë në një proces të bazuar me merita”, ka theksuar Osmani.  /klankosova