Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka udhëtuar për vizitë zyrtare dy ditore në këtë shtet.

Gjatë vizitës në Gjermani, Osmani përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Heiko Maas.

“Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani, gjithashtu do të realizojë takime edhe me Odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe përfaqësues të mërgatës”.

Në kumtesën e Zyrës së Presidentes bëhet e ditur se Osmani Universitetin Humboldt do të mbajë një ligjeratë me temën “Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat”./klankosova