“Kemi një angazhim serioz të Presidencës portugeze”

Kemi një angazhim serioz të presidencës portugeze me BE-në dhe vlerësojmë se propozimi portugez adreson ndjeshmërinë e tri palëve, të Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe vendeve anëtare të BE-së, të cilët presin që procesi negociues të mos kontaminohet me çështje dypalëshe, ka deklaruar Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, duke njoftuar për zhvillimet rreth procesit të integrimit të vendit para Samitit të BE-së në Qershor. 

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vlerëson se Qershori paraqet mundësinë më të mirë për fillimin e negociatave dhe se kanë mbetur vetëm dy javë që të tejkalohen dallimet.

Ndërkohë, gazeta kroate “Veçernji List”, vendi ku pati përplasje mes Presidentit dhe Kryeministrit rreth kontestit Shkup-Sofje, shkruan se me presion të Brukselit, Sofja do të heqë veton për Maqedoninë e Veriut më 21 Qershor.

Edhe pse deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar se Sofja është e gatshme të jep “dritë jeshile” për Shkupin, janë paraqitur disa sinjale që çojnë drejt një epilogu të këtillë, kurse Ministri gjerman për Çështje evropiane, Mihael Roth, me optimizëm paralajmëroi se ka gjasa të mëdha që në Qershor të arrihet një zgjidhje që do të mundësojë fillimin e negociatave të RMV-së me BE-në, para Samitit të BE-së që është caktuar më 21 dhe 22 Qershor. 

Klan Macedonia