Liria e mediave është një nga kriteret në mbështetje të të cilit Komisioni Evropian do ta vlerësojë pjekurinë e përgjithshme të shoqërisë në Maqedoni, e pastaj do të vendos nëse do t’i fillojë bisedime për anëtarësimin e vendit ose do të presë. Zv/Kryeministri Bujar Osmani, thotë se raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut pritet të jetë pozitiv.

“Republika e Maqedonisë së Veriut edhe sot është e gatshme të fillojë bisedimet. Në këtë pjesë janë përmbushur të gjitha kushtet. Por ka edhe shumë momente të paparashikueshëm prej tani e deri në Qershor. Por pajtohem se zgjedhjet këtu s’do të jenë parametër i rëndësishëm në mënyrë që të përcaktohet pjekuria e institucioneve, se a janë të gatshëm të fillojnë bisedimet, a janë të gatshëm të ballafaqohem me sfidën e të qenit anëtar i BE-së. Liria dhe transparenca e mediave do të jetë vetëm një pjesë e pasqyrës në të cilën Evropa do të shikojë se sa ka avancuar shoqëria në vend”.

Në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit, në pjesën e lirisë së shprehjes, thuhet se “qeveria avancoi në respektimin e lirive të mediave, se ka debate më të hapura politike dhe informim kritik, se ka më pak trysni dhe frikësim të gazetarëve, por mediat mbeten të ndara sipas linjave politike, etnike dhe gjuhësore”.

Tv Klan