Osmani për situatën në veri: E shkaktoi Serbia, me ndihmën e Rusisë




Osmani për situatën në veri: E shkaktoi Serbia, me ndihmën e Rusisë

15:04 02/08/2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se situatën në veri të vendit para dy ditëve e ka shkaktuar Serbia me ndihmë të Rusisë. Ajo, në një intervistë për BBC Newsnight, ka theksuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i mbështet strukturat ilegale serbe në veri të Kosovës.

“Tensionet po përshkallëzohen. Megjithatë, ka pasur pasur përgatitje nga Serbia, e ndihmuar dhe nxitur nga Rusia për një kohë të gjatë, për të tentuar përshkallëzimin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti. Në dekadën e fundit Vuçiç që ka drejtuar Serbinë. Veçanërisht në muajt e fundit ku ata vazhduan t’i mbështesin strukturat ilegale në veri të Kosovës, të cilat përbëhen nga bandat kriminale. Nëpërmjet tyre dhe duke i manipuluar ata janë duke e mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë peng të këtyre politikave të gabuara”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se Kosova kurrë nuk ka kontribuar dhe nuk do të kontribuojë në përshkallëzim apo dhunë.

“Ne duhet të kuptojmë se jetojmë afër një fqinji që kontrollohet plotësisht nga Rusia. Ata po e luftojnë mënyrën tonë demokratike të jetës, kjo është një luftë kundër vlerave me të cilat jetojmë çdo ditë dhe të cilat qëndrojnë në themelet e shtetit tonë të pavarur.  Nuk janë akuzat tona ato që përshkallëzojnë situatën, janë veprimet e tyre që përshkallëzojnë situatën dhe po krijojnë tensione”.

“Pra, prakitikisht, nëse e themi të vërtetën për synimet e Rusisë dhe Serbisë, kjo nuk do të ndikojë negativisht. Kjo ka një efekt pozitiv, sepse nuk besoj që e ndihmon situatën akomodimi i autokratëve dhe i regjimeve gjenocidale, siç është ai në Rusi, apo regjimeve autokratike që synojnë të bëjnë të njëjtën gjë në Serbi”, ka thënë Osmani./klankosova










Të ngjashme