Replika mes Osmanit dhe Vuçiç në samitin e “Brdo-Brijun”



Replika mes Osmanit dhe Vuçiç në samitin e “Brdo-Brijun”

15:05 17/05/2021

Përplasja për kufijtë dhe viktimat e luftës

Nuk kanë munguar replikat Kosovë-Serbi në takimin e krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor i njohur si procesi i “Brdo-Brijunit” i cili u mbajt sot në Slloveni.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se tani duhet të pranohet e vërteta për atë që ka ndodhur në rajon dhe Serbia duhet të dënojë kriminelët e luftës.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Mes të dyve ka pasur replika edhe për deklaratën përfundimtare të samitit.

Osmani ka kërkuar që të vendoset një pikë ku të refuzohet ndryshimi i kufijve në Ballkan ndërsa Vuçiç ka kërkuar që të citohet mosndryshimi i kufijve sipas OKB. Pas debateve kjo pikë është hequr nga deklarata.

Tv Klan










Të ngjashme