Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë. Osmani theksoi se Kosovën e duam të lirë, të pavarur dhe me aleatë.

“Të duam Kosovë. Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë. Urime ditëlindjen e 16-të”, shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.

Kosova feston ditën e sotme 16-vjetorin e Pavarësisë. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 Shkurt të vitit 2008 nëpërmjet një deklarate të lexuar nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi dhe u miratua në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku merrnin pjesë 109 deputetë./tvklan.al