“Projekt-rezoluta e VMRO-DPMNE, rrezikon bisedimet”

Shumë është e rëndësishme është të formohet qeveri në bullgari pasi të formohet qeveria menjëherë do të fillojmë me bisedimet aty ku kemi ngelur”. Kështu u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani lidhur me kontestin mes Shkupit dhe Sofjes.

Shefi i diplomacisë në vend Bujar Osmani shprehet optimist se deri në fund të vitit do të gjendet zgjidhje e përbashkët për t’i tejkaluar problemet me Bullgarinë. E rëndësishme për momentin sipas Osmanit është formimi i Qeverisë Bullgare dhe më pas menjëherë të fillojnë bisedimet formale për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes, ai njoftoi se ekziston vullnet i mire nga të dyja palët.

“Shumë është e rëndësishme është të formohet qeveri në Bullgari pasi të formohet qeveria menjëherë do të fillojmë me bisedimet aty ku kemi ngelur. Partnerët tanë, ne dhe shpresoj se së shpejti edhe Republika e Bullgarisë do të ketë një angazhim të tillë. Dritaret janë para dhe pas zgjedhjeve tona edhe atë në Shtator, në Tetor dhe në Dhjetor. Këto janë dritaret që ne i targetojmë për momentin dhe mendojmë se ka gjasë që të gjendet zgjidhje. Megjithatë, dua që të them edhe njëherë që mos të lidhemi për data, për shkak se shoqëria jeton me ato afate”, .

Ndërkaq, sa i përket Rezolutës për Bullgarinë, e dorëzuar nga VMRO-DPMNE-ja , Osmani vlerëson ajo nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit të kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, por është duke hapur probleme të tjera të cilat rrezikojnë shtyrjen e heqjes së bllokadës.

Problemi, siç sqaroi ai, ka të bëjë me çështjen e emrit kushtetues, i cili nuk është zbatuar në propozim-Rezolutën, gjë e cila pengon në arritjen e konsensusit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Si ministër i Punëve të Jashtme kërkoj të jemi të kujdesshëm. Pozitat që janë në Rezolutë, janë pozitat të cilat Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria i ka si qëndrime në Strategjinë e saj, por është shumë me rëndësi që në Kuvend të ketë konsensus etnik, politik dhe mos të hapen tema shtesë të cilat mund ta dëmtojnë procesin.

Çështja për emrin kushtetues, që u bë pjesë e kësaj Rezolute, është hapje e temave të reja dhe jo ndihmë në mbylljen e këtyre problemeve. Për këtë, edhe një herë do ta shpreh qëndrimin: Po, për rezolutën ku do të pasqyrohen pozitat që i ka shtetit, por bazuar në konsensus dhe për të ndihmuar këtë proces dhe jo për hapjen e problemeve të reja dhe shtyrje të procesit”.

Përndryshe më 22 Qershor Bullgaria konfirmoi qëndrimin e saj për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në takimin e rregullt të Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg, duke mbetur e hapur për dialog konstruktiv me presidencën e ardhshme sllovene me Këshillin e BE-së në gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme. Vetoja bullgare megjithatë bllokoi të dy vendet Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin eurointegrues.

Klan Macedonia