Përbërësit:

500 gr miell polenta

100 djathë brie

100 miell

60 gr borzilok

4 ossobuco

2 speca me ngjyra

1 karotë

1 degë selino

1 qepë

1 thelpinj hudhër

1 gotë verë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë në sobë, shtojmë në të pak spec, lëkurën e qepës, lëkurën e karotës, hudhra dhe i lëmë të ziejnë që të përgatitet bulioni.

Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim pak hudhër. Lyejmë me miell fileton e viçit dhe e vendosim në të njëjtin tigan që të skuqet. Pasi të skuqet e shuajmë me verë dhe i lëmë të ziejnë.

Në një tjetër tigan skuqim qepën e grirë imët, karotën, selinon, specat. I përziejmë dhe shtojmë po ashtu edhe kripë dhe piper. Më pas perimet e skuqura i shtojmë tek tigani me fileton e skuqur, shtojmë po ashtu bulion dhe i lëmë të ziejnë bashkë. Gjethet e borzilokut i vendosim në një gotë mikseri, shtojmë kripë, piper, vaj ulliri dhe i miksojmë derisa të bëhen krem.

Në një tenxhere me ujë shtojmë vaj ulliri, kripë, një tabletë viçi dhe dalëngadalë miell misri. I përziejmë derisa të bëhen krem dhe më pas shtojmë djathin bri.

Vendosim në pjatë kremin e borzilokut, kremin poenta me miell misri dhe mishin me perime./tvklan.al