Në ditën e bashkimit të bankave, çastit kuptimplotë për bankën OTP Albania, i shtohet edhe
lajmi i jashtëzakonshëm që banka OTP Albania është njohur nga ‘The Banker’ si “Banka e
vitit 2022”, duke e bërë OTP Bank Albania faktor dominant në tregun bankar shqiptar.
Viti 2021 dhe viti 2022 po skaliten si vitet me ngjarjet më mbresëlënëse dhe më
domethënëse për Bankën OTP Albania dhe ky çmim i dedikohet kolegëve të OTP Bank
Albania, klientëve të vyer të bankës dhe mbështetjes së përhershme të Grupit OTP!

Nuk ka kënaqësi më të madhe kur puna, arritjet, cilësia dhe mundi njihen nga entitete kaq
influencuese në mjedisin ndërkombëtar Financiar & Bankar e për këtë fakt kjo bën që ky
vlerësim të ketë vërtet kuptim të veçantë!

Sipas #TheBanker, “Fituesi i çmimit të vendit Shqipëri për vitin 2022, OTP Bank Albania, ka
qenë ilustrimi më i mirë i rritjes dhe zhvillimit. Banka ka rritur kapitalin e saj, si dhe totalin e
aktiveve, me 19% në 2021, me fitime neto vjetore nga 8% në 2020 në 26%. Banka gjithashtu
kishte kthimin më të lartë nga kapitali në sektorin bankar shqiptar, me 18.5%.

Gjatë këtij viti, OTP Group përfundoi blerjen e Alpha Bank Albania, nëpermjet OTP Bank
Albania dhe tani do të bëhet banka e pestë më e madhe në vend për sa i përket totalit të
aktiveve dhe e treta për sa i përket kredive për klientët. Është një kohë emocionuese për
bankën për periudhën në vazhdim, duke shtyrë përpara procesin e integrimit e duke
vazhduar njëkohësisht vrullin e viteve të fundit.

Që nga çmimet e fundit, OTP Albania ka lançuar grupin e parë të përmirësimeve të
bankingut online, duke ofruar një platformë online më të avancuar si për bizneset ashtu edhe
për klientët individualë. Një grup i dytë përmirësimesh është në proces, i cili do të zgjerojë
numrin e ofertave digjitale, duke përfshirë pagesat e faturave nëpërmjet kodit QR,
nënshkrimin dixhital dhe menaxhimin e kartave.

Në fund të vitit 2021, OTP Albania u bë gjithashtu banka e parë dhe deri tani e vetmja në
Shqipëri që prezantoi shërbimet automatike për transaksionet në valutë. Banka tani ka filluar
zbatimin e një projekti tjetër të rëndësishëm – një mjet për dhënien e kredisë që do të
mundësojë menaxhimin e fluksit të kredisë, nga fillimi në fund, në një mjedis digjital, si dhe
ka nisur gjithashtu strategjitë që lidhen me segmentin e bujqësisë dhe kreditë për blerje
banese.

Si një tjetër tregues i rëndësisë së saj në rritje në vend, OTP Bank Albania u zgjodh
gjithashtu si lideri kryesor për emetimin e eurobondit për 10-vjeçarin e fundit në Shqipëri.”
https://www.thebanker.com/Awards/Bank-of-The-Year-Awards/Bank-of-the-Year-Awards-
2022-Central-and-Eastern-Europe

OTPBankAlbania #MeantForGreatness #OTPGroup