Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re ka shënuar rritje në muajin mars të këtij viti,  dhe për tre muajt e parë 2021 sektori bankar ka dhënë  48 miliardë lekë kredi duke shënuar një rritje me  8.6%  krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

E ftuar në studion e emisionit Pro Business në televizionin Kombëtar Klan Plus Znjsh Iris Memishahi Drejtore e  Departamentit të Kredive Retail pranë  Otp Bank Albania thotë se OTP Bank e ka mbyllur me sukses vitin pandemik referuar treguesve financiar.

“Ne e mbyllëm me mjaft sukses këtë vit pandemik me 10.74% rritje të
portofolit të kredive dhe duke siguruar një market share mjaft të mirë për OTP BANK;  rreth  10.5%; duke konsoliduar pozicionin tonë si banka e rankuar në vend të katërt në të gjithë sistemin Bankar .Gjithashtu tregues tjetër mjaft pozitiv ishte në lidhje me depozitat, të cilat patën rritje me  rreth 9.88% e krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Rezultate pozitive po vijojnë edhe në muajt e parë të 2021, treguesit financiar janë shumë të mirë, aktualisht kemi një rritje të portofolit të kredive me 5.7 përqind, gjithashtu edhe market share ka shënuar rritje.”- shprehet Memishahi.

Lajm i mire nga OTP Bank është edhe fakti se është shënuar rritje e kredive të këqija përgjatë  2020-tës dhe kjo vjen falë marrjes së masave në kohë.

“Edhe pse ishte vit i vështirë , OTP Bank nuk ka shënuar rritje të kredive të këqija përgjatë 2020 tës, për faktin se banka mori një iniciativë në kohën e duhur për shtyrjen e kredive, dhe pjesën tjetër të vitit ne ja dedikuam kredidhënies. Gjithashtu edhe përdorimi i skemës së garancisë sovrane, si ajo e pagës por kryesisht ajo për investime dhe ëorking kapital kanë patur efekte pozitive”- sqaron Drejtore e  Departamentit të Kredive Retail pranë  Otp Bank Albania.

Si sektorë më të kredituar kanë qenë tregtia dhe prodhimi sipas të dhënave që sjell OTP Bank  por janë riaktivizuar edhe sektorë që kanë qenë të prekur nga turizmi,
kryesisht baret dhe restorantet.Periudha e pandemisë ka rritur më shumë shërbimet digjitale dhe për tju përgjigjur sa më mirë nevojave të qytetarëve, OTP Bank ka rritur shërbimet  dhe  ka ofruar shërbimin e ATM-ve Cash-in, një shërbim i ri për bankën.

“Qytetarët mund të depozitojnë paratë e tyre  në  24  orë gjatë 7  ditëve  të javës  pa patur nevojë të shkojnë dhe të paraqiten në degë. Gjithashtu ata mund të aplikojnë
online për kredi dhe brenda  24 orëve mund të kontaktohen nga personat  e bankës  në lidhje me kërkesat e tyre të kredive.” – deklaron Memishahi.

Intervistë me: Iris Memishahi – Drejtore e  Departamentit të Kredive Retail, Otp Bank Albania

Rritja e kreditimit, Ekspertët: Efektet tek fuqia e shlyerjes – Pro Business – 10 Maj 2021

Eksperrtët e ekonomisë nuk janë shumë entuziast sa I përket rritjes së kreditimit në ekonomi, pa parë në të ardhmen fuqinë që do të kenë subjektet dhe qytetarët në shlyerjen e kësteve.

I ftuar në emisionin Pro Business në tv kombëtar Klan Plus, Arbi Agalliu Pegagog, Ekspert Ekonomie thotë se  aktorët ekonomikë kanë filluar të rigjallërohen  duke nxjerrë kapitalin e tyre por në pamundësi i janë drejtuar edhe  sistemit
bankar dhe kjo ka bërë një rritje të kreditimit në tërësi qoftë në sistemin bankar por fatkeqësisht është rritur edhe huamarrja informale.

“Në hapat e parë ka një etje të tregut për tju kthyer normalitetit sa më parë. Një pjesë e mirë e bizneseve janë futur në detyrime , në huamarrje,  qofshin këto zyrtare në sistemin bankar ; nëpërmjet instrumetave që u përdorën gjatë kesaj periudhe, qoftë huamarrjes informale e cila është rritur tej mase ndërmjet individëve që kanë
likuiditete të parave jo të pastra. Ky është problemi më i madh i ekonomisë shqiptare që  bizneset u drejtuan tek huamarrja informale. Ne flasimm për moment rigjallërimi ekonomik, nga momenti që nis të shlyhet ky aktivitet dhe kemi rritje të qarkullimit të parasë. Jemi vetëm në një fazë të parë që bizneset i janë drejtuar dyerve të
sistemit bankar për të marrë kredi. Për hir së vertetës edhe kosto e marrjes së kredisë është në minimume historike, sepse kosto e fondeve është e tillë , prandaj likuiditet ka me tepricë sistemi bankar. ” – deklaron eksperti Agalliu.

Sipas Agalliut bizneset janë në periudhën më të keqë të 30 viteve .

”Bizneset sot kanë borxhe shumë të mëdha , kanë ulur pagat
ndjeshëm, kanë barrë fiskale tepër të lartë, gjë që i ka bërë të futen
në vështirësi dhe në vështirësi reale dhe kërkojnë patjetër një suport
nga autoritet përkatëse.”- thekson Agalliu

Sa i përket rrisqeve, falimenti sipas ekspertëve është ai finali.

“Por deri tek falimenti janë proceset e huamarrjes ku biznesi kërkon të shpetojë duke iu drejtuar sistemit bankar në radhë të parë, dhe nëse aty nuk gjen shpëtim, patjetër do të drejtohet tek paraja zezë që zhvillon krimin , paranë e pistë dhe
konfliket që vijnë për shkak të borxhev. Ndaj duhet të orientohemi vetëm në sistemin bankar.Ulja e barrës fiksle për bizneset, të paktën për  1 vit duhet të kenë
një barrë fiskale në minimum të mundshëm për të rimëkëmbur veten dhe
për të ridimensionuar aktivitetin.”-  shprehet Z.Agalliu.

Sa i përket  rindërtimit ekspertët thonë se  procesi vendos në lëvizje një sërë elemtësh por nuk duhen lënë menjëanë edhe  kostot e parasë  që duhet të paguajnë qytetarët për këtë borxh që është marrë  për rindërtimin.   Mos të shohim vetën një anë por të dyja anët. 

“Këto para që janë marrë, nga janë marrë dhe kush ka për ti
paguar. Ka pikëpyetje shumë të mëdha mbi aferat korruptive sa i përket procesit të rindërtimit.”- thote Agalliu.


Arbi Agalliu –  Pegagog, Ekspert Ekonomie