OTP Bank blen bankën e pestë më të madhe në sistemin bankar shqiptar, Societe Generale Albania. Përvec Hungarisë e Shqipërisë, OTP Bank  operon edhe në 8 vende të tjera përmes filialeve të saj në bullgari, Kroaci, Rumani, Serbi, Sllovaki, Ukrainë, Malin e Zi dhe Rusi. Finalizimi i blerjes së Societe Generale Albania u prezantua në një konferencë për shtyp nga kryetari bordit Sandor Csanyi, i cili vlerësoi tregun shqiptar për dinamikën e fortë të zhvillimit.

Dr. Sandor Csanyi, kryetar dhe drejtor i përgjithshëm i OTP Bank: 

OTB Bank është aksioneri i vetëm 100 % i Bankës Societe Generale Albania. Kemi tentuar edhe më parë të hyjmë në tregun shqiptar, për të blerë raifaisen bank. Por oferta e kërkuar nga Raifaisen ishte shumë e lartë. Plus kësaj edhe kriza financiare e vitit 2008 na bëri që të stepemi për tu futur në tregun shqiptar. Por pas dhjetra vitesh, tashme tregu shqiptar ka një dinamikë të fortë zhvillimi  dhe i përshtatet kushteve për investime kapitale.

Përveç mbështetjes së klientëve në investime madhore, OTP Group synon që të zgjerohet edhe në shtete të tjera.

Ne jemi prezentë në 10 shtete, Moldavia do të jetë e 11-ta dhe shpresojmë që shumë shpejt të jemi në 12 vende prezente. Synojmë që ne vendet ku kemi prezencë më të ulët, të rrisim prezencën tonë duke shfrytëzuar energjitë tona. vlera e kapitalit në treg e OTP është vazhdimisht në rritje. kjo edhe falë politikës sonë konservative edhe fuqizimi shumë i madh i kapitalit. edhe banka qendrore europiane e ka vlerësuar OTP grup për qëndrueshmërinë e saj .jemi në gjendje dhe të gatshëm që nëse ka një situatë e krizës financiare si ajo e vitit 2008, ne ta përballojmë”.

Për drejtorin e përgjithshëm të OTP Bank Albania fokusi kryesor mbetet sherbimi dhe marrëdhëniet afatgjata me klientin.

Bledar Shella, drejtori i përgjithshëm i OTP Bank Albania :OTP Bank Group, me zyra qendrore në Hungari, është një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve financiare në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ajo ofron  një gamë të gjerë shërbimesh bankare për individë dhe biznese. Banka OTP ofron shërbime financiare për më shumë se 18.5 mln klientë.

Tv Klan