Faktin interesant e ka bërë të ditur shoku i skuadrës Randal Kolo Muani

Lojtarët e Francës në përgjithësi kanë qenë të lumtur në Kupën e Botës në Katar përveç njërit  futbollist,  Ousmane Dembele.

Mediat e huaja shkruajnë se 25-vjeçari e  ka patur  të vështirë të përshtatet me një  tipar që karakterizon kryeqytetin e  Katarit që janë  pikërisht macet endacake që enden rrugëve të Doha-s.

 “Ousmane ka frikë nga macet. Ka mace që shëtisin përreth dhe ai ka frikë prej tyre. Kjo i bën të gjithë të qeshin”, tha shoku i tij i skuadrës Randal Kolo Muani në një konferencë për shtyp të enjten.

Sulmuesi Dembele do të duhet të  përballet me frikën e tij që është një  përballje e  mundshme me macet endacake të Katarit   edhe për pak  ditë derisa Franca të përballet me Poloninë të dielën.

Klan News