“Oxfordi” më i miri

“Oxfordi” më i miri

22:40 12/09/2019

Për të 4-tin vit me radhë në krye të universiteteve më të vlerësuara

Oxford rizgjidhet universiteti më i mirë në botë. Vlerësimet vjetore janë realizuar nga revista, “Times Higher Education” dhe kanë renditur universitetin, Instituti i Kalifornisë për Teknologji në vendin e dytë si dhe Universitetin Cambridge në të tretin.

Sipas përpiluesve të listës, Gjermania ka mundësi që të tejkalojë Mbretërinë e Bashkuar, sa u përket universiteteve më të mira në Evropës.

Në klasifikim, SHBA dhe Britania janë vendet  më të përfaqësuara në listën e 200 universiteteve më të mira në nivel global.

Gjithsesi Evropa është ende një faktor kyç përsa i përket cilësisë së studimeve akademike pasi pjesa më e madhe e tyre zënë gati gjysmën e universiteteve më të mira në të gjithë botën . 

Gjithashtu sipas revistës, universitetet e Iranit kanë qenë në mesin e institucioneve që janë ngjitur lart në listën e këtij viti.

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT