Mesut Ozil kthehet në “mollë sherri” për drejtuesit e Milanit. Lajmet se lojtari më i paguar i Arsenal kërkon të largohet nga Anglia, ushqyen idenë e një transferimi me kosto jo shumë të lartë tek drejtuesit e Milan. Mediat italiane raportojnë se ishte pikërisht Paolo Maldini që kishte shprehur idenë e një transferimi të mundshëm.

Pas largimit edhe nga Kombëtarja, Ozil nuk po shfaq paraqitje bindëse edhe tek Arsenal. Vetë trajneri Unai Emery, kishte shprehur konsensusin e tij për largimin e futbollistit, edhe për faktin se me financat që do të zhbllokoheshin do të ishte e mundur të afroheshin lojtarë të tjerë.

Por tek Milan, idea e Maldinit në rolin e drejtorit të strategjive sportive dhe zhvillimit, tek Milan ka hasur në pengesën e shefit ekzekutiv Ivan Gazidis. Kjo për faktin e moshës së Ozil. 30-vjeçari mund të ketë eksperiencën e duhur për klubin italian, por sipas Gazidis skuadra duhet të fokusohet tek të rinjtë, lojtarë që garantojnë të ardhme.

Tv Klan