Një 19-vjeçar që drejonte mjetin pa patentë është arrestuar nga Policia e Tiranës. Gjatë kontrollit në mjetin e tij është gjetur dhe një armë zjarri tip pistoletë, të cilët e kishte pa leje.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se 19-vjeçari U.A. ka rënë në pranga teksa efektivët e policisë rrugore po vijonin kontrollet në rrugë të ndryshme të qytetit.

Gjatë operacionit në rrugën “Mysylm Keta” u bë ndalimi i mjetit që drejtohej nga U. A, ku gjatë verifikimit për dokumentacion, ai ka rezultuar se nuk kishte leje drejtimi.

Autoritetet sqarojnë se “në vijim të veprimeve gjatë kontrollit fizik të ushtruar Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”./tvklan.al