Hetimet dhe kontrollet e shtuara në Tiranë për vrasjen e Hekuran Billës kanë bërë që rastësisht në pranga të bjerë një 32-vjeçar. Policia e kryeqytetit ka njoftuar këtë të diel se janë kontrolluar ambiente lokalesh, banesa dhe servise automjetesh.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në një lokal, një person, në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë është larguar me vrap. Ai ka hedhur në tokë një çantë brenda së cilës policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me një krehër me 7 fishekë kalibër 9 mm.

Pas ndjekjes për disa minuta në pranga u vu një 32-vjeçar me iniciale A.A., banues në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim./tvklan.al