Futbollisti dëshiron të largohet, por klubi nuk e lejon

Takimi mes Presidentit të Barcelonës, Bartomeu, dhe babait të Lionel Mesit nuk solli ndonjë zgjidhje.

Futbollisti dëshiron të largohet duke mos paguar asgjë, ndërsa drejtuesit e klubit nuk lëvizin nga qëndrimi i tyre për ta mbajtur ose të përfitojnë financiarisht.

Prej disa ditësh palët kanë dalë hapur, por ende nuk ka zgjidhje. Lionel Messi synon një aventurë të re ku Manchester City është në krye të listës së ekipeve që e kërkojnë.

Tv Klan