Pabarazia e grave po kthehet si në 1970


Pabarazia e grave po kthehet si në 1970

12:50 08/03/2021

Pandemia e Covid-19 ka sjellë efekte negative për mbi 70% të nënave në Mbretërinë e Bashkuar

Gratë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë lëshuar një thirrje të dëshpëruar për ndihmë. Më shumë se gjysma besojnë se pabarazia e grave rrezikon të kthehet në vitet 1970 në punë, në shtëpi dhe në shoqëri.

Sondazhi i bërë nga Mumsnet për Ditën Ndërkombëtare të Grave tregon se gratë  kanë më shumë gjasa të humbasin vendet e tyre të punës , të mbajnë barrën e shtëpise dhe punë të vështira si përkujdesja e fëmijëve si dhe e ardhmja e tyre mund të jetë edhe më e frikshme.

Ndërsa fëmijët kthehen në shkollë në Angli, sondazhi tregon se gratë kanë mbajtur barrën e mbylljes, me 70% të nënave me partnerë meshkuj që bëjnë të gjithë ose pjesën më të madhe të shkollimit në shtëpi. Tre të katërtat e grave thanë se gjatë bllokimit ishte më e lehtë për partnerin e tyre të punonte pa ndërprerje .

Po ashtu një në pesë nëna në punë me pagesë të rregullt sipas sondazhit kanë ulur  orët e tyre të punës për të përballuar rritjen e kujdesit për fëmijët dhe më shumë se një e treta thanë se pandemia e Covid 19 ka ndikuar gjithnjë e më shumë në karrierën  e tyre.

Sondazhi gjithashtu ekspozon hendekun e kujdesit shtëpiak të Mbretërisë së Bashkuar, me 73% të të anketuarave që thonë se kanë bërë të gjithë ose pjesën më të madhe të larjes se rrobave, 62% kanë bërë blerjen e ushqimeve dhe 61% kanë bërë të gjithë ose shumicën e pastrimit dhe rregullimit. Zonat e vetme shtëpiake që i afroheshin barazisë ishin larja e tualetit dhe vendosja ne gjum e fëmijëve si dhe kujdesi për kafshët shtëpiake.

The Guardian tregon se ky studim paraqet një pamje mjaft dëshpëruese të mënyrës se si është përkeqësuar pabarazia gjinore gjatë pandemisë. Ekspertët i kanë bërë thirrje qeverive që të hartojnë politika specifike për të korrigjuar pabarazinë që është shkaktuar nga Covid.

Klan News








Të ngjashme