Përbërësit:

200 gr paccheri

150 gr domate qershi

100 gr salce domate

100 gr mozzarella

50 gr verë

40 gr borzilok

2 thelpinj hudhër

1 patëllxhan

1 kallamar i madh

Kripë

Piper

Gjalp

https://youtu.be/f57lzreDaaA?t=34m34s

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë që të ziejmë paccherit. Pastrojmë kallamarin, të cilin e grijmë në copa të vogla dhe e marinojmë me kripë, piper dhe borzilok. Në to shtojmë edhe 3 thelpinj hudhër. Në një tigan shtojmë vaj ulliri dhe në të skuqim kallamarin e marinuar, më pas edhe patëllxhanin e grirë në kubikë dhe i shuajmë me pak verë të bardhë. Pasi i përziejmë për pak, shtojmë edhe pomodorinit e prera përgjysmë dhe të marinuara me borzilok. Më pas shtojmë edhe salcën e domates dhe makaronat e ziera. Pasi ziejnë për pak i hedhim në pjatë dhe mbi to vendosim djathin mozzarella.

/tvklan.al